LSDM lëvdohet, VMRO-DPMNE akuzon

LSDM lëvdohet, VMRO-DPMNE akuzon

LSDM-ja si parti përgjegjëse, e cila kujdeset për qytetarët mbetet e përkushtuar në sigurimin e sa më shumë parave në buxhetet familjare.

Politikat e LSDM-së kontribuuan që pagat dukshëm të rriten në të gjitha sektorët.

Duke filluar nga paga e dhjetorit, punëtorët me të ardhura më të ulëta marrin pagë minimale prej 14.500 denarë që është rritje prej 60 për qind në krahasim me vitin 2017.

Qindra të punësuar në sektorin IKT në MPB nga ky muaj marrin paga më të larta për 30%.

Të punësuarit në kopshtet e fëmijëve, arsim, kulturë, shëndetësi, armatë, qendrat për politikë sociale kanë të ardhura më të rritura si asnjëherë më parë, më të mëdha se 20%.

Sipas sektorëve, paga më të larta për 16 % marrin mbi 3.000 të punësuar në kopshtet e fëmijëve ose mesatarisht për 3.000 denarë më shumë se më parë.

Me rritjen prej 10 për qind nga 1 janari, rritja totale e pagave në arsimin fillor, të mesëm dhe të lartë dhe në shkencë, është gati 21 % duke i pasur parasysh dy rritjet paraprake për vetëm një vit.

Tetë vite pagat në Armatë ishin të ngrira, sot pagat në mbrojtje rriten prej 3.000 deri në 6.000 denarë, ndërsa në mënyrë plotësuese secili pjesëtar i Armatës merr nga 7.000 denarë për qira.

Tashmë nga shkurti, paga më të larta do të marrin të punësuarit në shëndetësi. Kjo nënkupton paga më të larta për specializantët për 25 %, mjekët e përgjithshëm 15%, infermieret 10%, punonjësit medicinalë 5 % dhe personeli ndihmës teknik për 5 %.

LSDM-ja mbetet në anën e mbrojtjes së interesave të qytetarëve dhe shtetit. Vazhdojmë edhe më tutje me realizimin e masave dhe politikave të cilat nënkuptojnë më shumë para dhe standard më të mirë jetësor të të gjithë qytetarëve.

Me LSDM-në pagat rriten shumë shpejtë, ndërsa ekonomike është më stabile dhe më konkurruese.

Qytetarët i ndjenjë përfitimet dhe për këtë më 12 prill do të vërtetojnë se rritja e pagave është rruga e vërtetë, e duhur.

Prioritet për Zoran Zaevin janë interesat personale të bizneseve, e jo mirëqenia e qytetarëve.

Kështu qëndron në kumtesën e VMRO-DPMNE-së, ku theksohet se Zaevi nuk merret me ndotjen enorme të ajrit, vonesën dhe ndërtimin më të shtrenjtë prej qindra miliona eurove të qendrave klinike në Shkup dhe Shtip, por fokusohet në parazgjedhje dhe përbirimin e ligjit për kontroll të drogave dehëse.

“Pushteti kriminel i kryesuar nga Zoran Zaevi këto tre vite në vend që të sjellë jetë që e premtuan, solli jetë vetëm për personat të afërt me klanin e Zaevit”, qëndron në kumtesën e VMRO-DPMNE-së.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 14 Janar, 2020 12:09

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA