LSDM: Me rishikimin e buxhetit 3.3 milionë euro kthehen mbrapsht te kompanitë

LSDM: Me rishikimin e buxhetit 3.3 milionë euro kthehen mbrapsht te kompanitë

Me rishikimin e buxhetit do të ketë më shumë para për kompanitë, 3, 3 milion euro shtesë do të kthehen mbrapsh te kompanitë. Kështu ka deklaruar kryetar i komisionit për financa në LSDM, Fatmir Bytyqi.

Ai nënvizoi se me ndryshimet dhe plotësimet e buxhetit në 2019, janë planifikuar të hyra në nivel prej 210,5 milijardë denarë, ndërkohë që shpenzimet e përgjithshme janë paraparë në vlerë prej 228,3 miliardë denarë. Deficiti sipas Bytyqit mbetet i njejtë në raport me buxhetin e planifikuar, gjegjësisht të pozicionuar në vlerë prej 17,7 miliardë denarë, apo 2,5 përqind të Bruto Prodhimit Vendorë.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 21 Shtator, 2019 17:48

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.