LSDM: Mickoski gënjen kohën e nevojshme për organizimin e zgjedhjeve

Desk
By Desk May 11, 2020 01:01

LSDM: Mickoski gënjen kohën e nevojshme për  organizimin e zgjedhjeve

Nga partia në pushtet LSDM thonë se Hristijan Mickoski gënjen se nevojiten 60 ditë pas gjendjes së jashtëzakonshme për të organizuar zgjedhje.

“Edhe një herë, u konfirmua që VMRO-DPMNE dhe Mickoski nuk duan zgjedhje dhe synojnë t’i mbajnë peng qytetarët deri në momentin e fundit vetëm për të penguar shtetin në proceset evropiane, rimëkëmbjen ekonomike dhe çka ka të bëjë me krizën shëndetësore.

Gënjeshtra e fundit është se Komisioni i Venecias thuhet se ka këmbëngulur që shtetet nuk duhet të zhvillojnë zgjedhje përveç nëse kanë kaluar 60 ditë nga përfundimi i gjendjes së jashtëzakonshme.

Kjo gënjeshtër klasike është një përpjekje e rëndë e Mickoski për të shtyrë zgjedhjet në një kohë të pacaktuar. Për ta mbajtur vendin peng”, thuhet në kumtesën e LSDM-së.

Nga atje thonë se raporti i Komisionit fillon me fjalinë “Nuk ka asnjë rregull zyrtar të së drejtës ndërkombëtare që do t’i ndalonte shtetet të zhvillojnë zgjedhje ose referendum edhe gjatë një gjendje të jashtëzakonshme”. Sidoqoftë, shtojnë nga atje VMRO-DPMNE qëllimisht e heq këtë pjesë nga komentet e saj mbi temën.

FOTO ILUSTRUESE

Desk
By Desk May 11, 2020 01:01