LSDM: Mickoski nuk mund të flasë për Dellçevin, ideali i tij është të mbrojë krimin

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka 15 Shtator, 2020 21:46

LSDM: Mickoski nuk mund të flasë për Dellçevin, ideali i tij është të mbrojë krimin

Për tre vjet, humbësi Hristijan Mickoski dhe VMRO-DPMNE e tij bënë gjithçka për ta bërë rrugën e vendit drejt BE-së dhe NATO-s më të vështirë, dhe sot i njëjti Mickoski pretendon se është në favor të anëtarësimit në BE, reagon LSDM ndaj fjalimit të Mickoski në protestën e sotme në Shkup, përcjell FLAKA.

“Ideali i vetëm i Mickoski është të mbrojë krimin dhe ai është kundër drejtësisë që po vjen. Mbrojtësi i krimit dhe padrejtësisë, Hristijan Mickoski është i fundit që mund të flasë për idealet e të madhit Goce Dellçev. Lufta për drejtësi shoqërore, solidaritet, mirëkuptim i ndërsjellë dhe ndihmë janë kategori të panjohura për Mickoski i cili di vetëm se si të mbrojë krimin dhe të sillet në mënyrë destruktive”, thuhet në reagimin e partisë në pushtet, LSDM. FLAKA

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka 15 Shtator, 2020 21:46