LSDM: Mickoskit i intereson vetëm pushteti

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 6 Nëntor, 2021 20:23

LSDM: Mickoskit i intereson vetëm pushteti

Gati një javë pas dorëheqjes së paralajmëruar, kryeministri Zoran Zaevi hesht për dorëheqjen e tij dhe fatin e mëtejmë të shumicës aktuale parlamentare. Në Kuvend akoma nuk ka deponuar dorëheqje, por jo zyrtarisht mësohet se një gjë e tillë pritet ditën e hënë. Nga ana tjetër, shumicën e paralajmëruar nga oponenti i tij politik, Hristijan Mickoski, LSDM e quan shumicë të forcave regresive. Nga LSDM thonë se Mickoskit i intereson pushteti dhe asgjë tjetër.

“Populli sot dëgjoi se Mickoski ka për qëllim ta rrëzon Qeverinë me parti politike e cila është pjesë e shumicës aktuale, Besa. Dëgjoi se Mickoski do ta çon vendin para me partner koalicioni anti-NATO dhe anti-amerikanë si E Majta. Ditëve në vijim do të shohim nëse do të zgjidhet një Qeveri e tillë. Të gjithë partnerët progresiv i ftojmë në bashkëpunim dhe rrëshim përgjegjës”, thonë nga LSDM.

Kreu i BDI-së Ahmeti për nesër ka thirrur Këshillin e përgjithshëm të partisë për të vendosur mbi situatën e krijuar. Mbrëmë pas lajmit për sigurimin e shumicës re, BDI bëri thirrje për qetësi dhe maturi, sepse partia e Ali Ahmetit është në konsultim me faktorin ndërkombëtarë.

“Gjendjen e krijuar me dorëheqjen e Kryeministrit jemi duke e menaxhuar nëpërmjet të kontaktit intenziv më të gjitha palët, me përjashtim të atyre që e mohojnë Marrëveshjen e Ohrit, të Prespës, fqinjësisë së mirë, NATO-në, BE-në, Republikën e Kosovës dhe gjuhën shqipe”, thonë nga BDI.

Partnerët e koalicionit qeveritar, Ripërtëritja Demokratike e Maqedonisë vlerëson se vendi nuk ka nevojë për zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe se Qeveria aktuale duhet t’i përkushtohet seriozisht menaxhimit me krizën shëndetësore dhe energjetike.

“Ajo që tani duhet të jetë në fokusin tonë është interesi i qytetarëve dhe nevojat e tyre, përfshi edhe ato shtetërore gjithmonë duke pasur parasysh edhe perspektivën e qartë euroatlantike të shtetit”, deklaroi Maja Moraçanin, Kryetare e RDM-së.

Partia Demokratike Shqiptare, pjesë e shumicës aktuale parlamentare e ka cilësuar si teatro të madh mbledhjen e nënshkrimeve për shumicë të re, ndërsa Lidhja Demokratike ka deklaruar se qëndron në mbështetje të shumicës parlamentare por kërkon zgjedhje të parakohshme parlamentare si dalje nga kriza e shkaktuar politike./ Alsat

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 6 Nëntor, 2021 20:23
  • Ndiqeni faqen tonë në Facebook për lajmet më të fundit dhe për prodhimet tona më të reja multimediale.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Instagram me përmbajtje të veçantë dhe informuese – fotogaleri, video dhe infografika.
  • Abonohuni në kanalin tonë në Youtube për videove ekskluzive nga të katër anët e globit.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Twwiter për t’u informuar vazhdimisht për zhvillimet më të fundit në Maqedoninë e Veriut, në rajon dhe në botë.