LSDM: Miskoski gënjeu se i ka 61 deputetë për të rrëzuar qeverinë

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 11 Nëntor, 2021 20:27

LSDM: Miskoski gënjeu se i ka 61 deputetë për të rrëzuar qeverinë

LSDM akuzon kryetarin e VMRO-DPMNE-së se gënjeu për kaq kohë opinionin se i ka 61 votat e sigurta për rrëzimin e qeverisë, e sot u vërtetua se ajo që bëri gjatë kësaj kohe, ishte vetëm ulja në tavolinë me strukturat që janë kundër BE-së dhe NATO-s.

“Pas një periudhe të gjatë, Hristijan Mickovski para gjysmë ore tregoi një të vërtetë të madhe. E ajo është që kjo shumicë parlamentare aktuale do të rritet. Gjithë ajo që po ndodh në kuvend gjatë ditës është rezultat i humbësit të madh, Hristian Mickovskit. Pikërisht Mickovski gënjeu opinionin se i ka 61 vota për shumicë të re në parlament dhe votim të mosbesimit të qeverisë. Për këtë dështim të tij, Mickovski të mos kërkojë alibi dhe të mos e hedhë përgjegjësinë te të tjerët. Ai është fajtor vetë dhe mund t’i hidhërohet vetes së tij. Vetëm për pushtet dhe asgjë tjetër, ai u ul në tavolinë të njëjtë me struktura kundër NATO-s dhe BE-së dhe me parti që janë kundër konceptit “Një shoqëri për të gjithë”. Tek ata nuk ka principe dhe politika dhe nuk ka asnjë ofertë për qytetarët. Me ditë të tëra, me eufori, Mickovski e frynte shifrën prej 61 deputetësh të sigurt, që thoshte se i ka për të votuar rrëzimin e qeverisë.”,- tha deputeti i LSDM-së, Jovan Mitrevski.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 11 Nëntor, 2021 20:27
  • Ndiqeni faqen tonë në Facebook për lajmet më të fundit dhe për prodhimet tona më të reja multimediale.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Instagram me përmbajtje të veçantë dhe informuese – fotogaleri, video dhe infografika.
  • Abonohuni në kanalin tonë në Youtube për videove ekskluzive nga të katër anët e globit.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Twwiter për t’u informuar vazhdimisht për zhvillimet më të fundit në Maqedoninë e Veriut, në rajon dhe në botë.