LSDM ndërroi kryetarët e degëve, Kostandinov: Së shpejti ndryshimet në Qeveri

LSDM ndërroi kryetarët e degëve, Kostandinov: Së shpejti ndryshimet në Qeveri

Fshesa brenda radhëve të LSDM-së, ka filluar të marrë epilogun përfundimtarë në disa sektore, te disa të tjera ndryshimet akoma nuk kanë filluar. Pas shkarkimit të gjithë kryetarëve të Degëve, LSDM ka emëruar 30 kryetar të degëve, nga të cilët 15 janë të rinj. Shumë shpejt priten edhe ndryshime të tjera edhe të funksionarëve nga pusteti qëndror, te ai lokal.

“Të gjitha këto ndryshime vijnë për të sjellë një frymë të re në LSDM, dhe ashtu siq ka paralajmëruar Kryeministri, pjesë e ndryshimive do të jenë edhe drejtorë, ministra, zv/drejtorë dhe gjithkund ku janë vërejtur dështim, apo ngadalësim të reformave”, tha Konstandin Konstandinov, deputet i LSDM-së.

VMRO-DPMNE: Meqë lsdm “pastroi” degët, do marrim datë nga BE

Por këto ndryshime skajshmërishtë i ka banalizuar VMRO-DMNE. Nga opozita thonë me ironi se ndërrimi i kryetarëve të degëve të LSDM bëri me dije se kush na qenkan “fajtorët kryesorë” pse Maqedonia nuk merr datë për fillimin e bisedimeve me BE.

“Si duket fshesa e Zaevit ka filluar nga LSDM, dhe tani arsyeja kryesore që vendi jonë të marrë datë për fillimin e negociatave me BE është ndryshuar dhe renovuar. Dhe pas këtyre ndryshimeve të kryetarëve të degëve si duket problem nuk do ta kemi që të marrimë datë për fillimin e negociatave në Bashkimin Europian”, Dragan Cuklev, Deputet i VMRO-DPMNE-së.

Sipas organeve drejtuese të LSDM, Zoran Zaev ka sygjeruar edhe liderët e partive, pjesë e kualicioni që deri në fund të kësaj jave të dalin me emrat e funksionarëve për të cilët kanë detektuar se kanë pasur lëshime në punën e tyre, e deri në fund të javës së ardhëshme të propozojnë emrat e rinj.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Qershor 12, 2019 20:18

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...