LSDM: Ndërsa Mickoski zhvillon politikë, qeveria solli masa për të gjithë

LSDM: Ndërsa Mickoski zhvillon politikë, qeveria solli masa për të gjithë

Ndërsa Hristijan Mickoski bën politikë, qeveria po lufton kundër koronavirusit dhe ka marrë masa reale për të gjithë!

Masat me vlerë 200 milion € nënkuptojnë kujdesin për çdo punëtor, për çdo person, për çdo familje, që do të thotë kursim i vendeve të punës dhe të ardhura të garantuara për çdo punëtor. Kështu veprojnë politikanët përgjegjës.

Të papërgjegjshëm si Mickoski ulen dhe sulmojnë pa argumente, kot, vetëm politikisht. Nëse do të donte të ndihmonte, Mickoski do të hiqte dorë nga paratë që merr nga qytetarët.

Mickoski fillimisht thotë se si do të shlyejë milionat e borxhit që ka VMRO-DPMNE, dhe çfarë do të bëjë me falimentimin e partisë së tij, dhe pastaj le ta thotë masa, nëse ka.

Ne nuk do të lejojmë që atdheu të falimentojë ashtu siç dëshiron Mickovski. Së bashku me qytetarët do të merremi me koronavirusin dhe pasojat ekonomike.

Qendra për Komunikim e LSDM-së
FLAKA

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 31 Mars, 2020 21:04

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.