LSDM: Nuk do të lejojmë VMRO-DPMNE-në dhe Mickovski të anulojnë Marrëveshjen e Prespës

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 4 Nëntor, 2021 15:07

LSDM: Nuk do të lejojmë VMRO-DPMNE-në dhe Mickovski të anulojnë Marrëveshjen e Prespës

LSDM, ka reaguar edhe njëherë për sic thonë ata, gënjeshtrat e VMRO-DPMNE-së, se këta të fundit kanë një shumicë të re parlamentare.

Në reagimin e tyre thuhet se shumica parlamentare është e qëndrueshme dhe nuk do të rrezikojë vendin dhe për këtë arsye nuk do të votojë për zgjedhje të parakohshme, transmeton Alsat.

“LSDM-ja, koalicioni dhe shumica demokratike e qytetarëve nuk do t’i japin Mickoskit më shumë pushtet në valën e euforisë sesa ai që fitoi në zgjedhjet lokale. Shteti dhe e ardhmja e tij janë shumë më të rëndësishme se dëshira e Mickoskit për pushtet”, thonë nga LSDM.

Sipas këtij reagimi të LSDM-së, qytetarët kanë nevojë për një qeveri që jep rezultate, veçanërisht në kohë pandemie dhe krize energjitike, një qeveri që ka një kurs veprimi euroatlantik dhe që nuk do të pengojë procesin e integrimit evropian.

“Prandaj, kjo shumicë parlamentare, në emër të nevojës që vendi të ecë përpara në zgjidhjen e pasojave të pandemisë dhe përballë krizës energjetike, në emër të nevojës për të bërë çdo përpjekje për fillimin e negociatave me BE-në. , nuk do të votojë për zgjedhje të shpejta të parakohshme parlamentare. LSDM, koalicioni dhe qytetarët nuk do të lejojnë që VMRO-DPMNE dhe Mickoski të anulojnë Marrëveshjen e Prespës, të na fusin në grindje të reja me Greqinë dhe fqinjët e tjerë, të na fusin në konflikt dhe urrejtje të brendshme dhe kështu të anulojnë gjithçka që kemi arritur së bashku. këto katër vite”, thuhet në komunikatën e LSDM-së./ Alsat.mk

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 4 Nëntor, 2021 15:07