LSDM: Nuk ka probleme në koalicionin qeveritar

Desk
By Desk December 17, 2019 19:29

LSDM: Nuk ka probleme në koalicionin qeveritar

Nga LSDM mohojnë zërat për mosfunksionim të koalicionit qeveritar tashmë që e kanë bërë të qartë se nuk kanë të njëjtin mendim me BDI-në rreth ndryshimeve në Kodin Zgjedhor. Pranojnë se ka mendime ndryshe, megjithatë të njëjtat më shumë i shohin si qëndrime personale të individëve të caktuar.

“Deri tani bashkëpunimi mes partnerëve qeverisës është i pastër dhe i sinqertë. Komunikojmë mes nesh dhe angazhohemi për t’i tejkaluar problemet e përditshme. Gjithmonë ekzistojnë mendime personale dhe në këtë situatë kemi të bëjmë me mendime të tilla. Shqyrtimi i bashkëpunimeve vjen nga situatat momentale dhe deri sa kemi çështje të patejkaluara, sigurisht që organet e partisë do të veprojnë si duhet.”,- deklaroi deputeti i LSDM-së, Hari Llokvenec. (Tvm2)

Desk
By Desk December 17, 2019 19:29