LSDM: Po e realizojmë qëllimin strategjik, anëtarësimin në BE

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 4 Gusht, 2022 11:34

LSDM: Po e realizojmë qëllimin strategjik, anëtarësimin në BE

Nga LSDM sot përmes një komunikate theksojnë se po e realizojnë qëllimin strategjik – anëtarësimin në BE, pasi vendi tashmë me mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare dhe me procesin e skriningut ka nisur bisedimet për anëtarësim në BE.

“Gjuha maqedonase është me formulim të pastër, pa fusnota dhe shtesa, ndërsa çështjet historike janë jashtë procesit të negociatave, në BE hyjmë si maqedonas të cilët flasin gjuhën maqedonase. Kjo është konfirmuar edhe nga ana e Komisionit Evropian dhe përmes konferencës së parë ndërqeveritare. Me këtë ranë poshtë të gjitha gënjeshtrat rreth formulimit të gjuhës maqedonase, të gjitha gënjeshtrat për kinse asimilim dhe bullgarizim që në mënyrë histerike u përhapën nga VMRO-DPMNE dhe E Majta”, thonë nga LSDM.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 4 Gusht, 2022 11:34