LSDM: Qeveria e përkushtuar në tejkalimin e pasojave nga kriza

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka September 11, 2020 14:09

LSDM: Qeveria e përkushtuar në tejkalimin e pasojave nga kriza

Që në ditët e para të mandatit të ri, Qeveria e udhëhequr nga LSDM-ja është e përkushtuar fuqimisht për krijimin dhe zbatimin e masave dhe politikave që synojnë tejkalimin e shpejtë të pasojave ekonomike të krizës nga korona.

Do të fillojë së shpejti realizimi i paketës së katërt të masave ekonomike që do të ndihmojnë qytetarët, punëtorët dhe ndërmarrjet.

Për të stimuluar konsumin privat dhe për të rritur fuqinë blerëse, karta pagesore do të lëshohen gjithashtu për pensionistët me pensione deri në 15.000, për punëkërkues pasivë dhe për prindër të vetëm.

Janë marrë masa stimuluese për kthimin në punë të atyre që u pushuan nga puna gjatë krizës dhe mbështetja për kompanitë vazhdon me qëllim që të kursejnë vendet e punës.

Qeveria e udhëhequr nga LSDM-ja ka arritur të zbusë goditjet fillestare në ekonomi përmes masave dhe politikave në kohë dhe efektive. Në mandatin e ri, pason ndërtimi i një ekonomie të re, zhvillimore e vendit e gatshme t’i përgjigjet të gjitha sfidave dhe të sigurojë një shans për të gjithë.

Qendra për komunikim me opinion e LSDM-së

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka September 11, 2020 14:09