LSDM: VMRO-DPMNE-ja dhe Mickoski me porosi nga Budapesti marshojnë për padrejtësi

LSDM: VMRO-DPMNE-ja dhe Mickoski me porosi nga Budapesti marshojnë për padrejtësi

Të frikësuar nga përgjegjësia, VMRO-DPMNE-ja dhe Mickoski me porosi të Budapestit marshojnë për padrejtësi.

Është i dukshëm përshkallëzimi i frikës dhe panikut nga përgjegjësia në VMRO-DPMNE. Nga kështjella e bardhë, simbolin e korrupsionit sot edhe një herë e konfirmuan se VMRO-DPMNE-ja dhe Hristijan Mickoski, ekzekutuesi i Gruevskit mbesin në një matricë të njëjtë të regjimit, kujdesi i vetëm i të cilit është mbrojtja e krimit, mbrojtja e kriminelëve dhe një përpjekje dëshpëruese për shpëtim me protestë për padrejtësi.

Pasi nuk pati sukses tentimi përmes bllokadave, kërcënimeve dhe shantazheve në Kuvend ta pengojnë procesin e miratimit të Ligjit për Prokurori Publike, Mockoski dhe VMRO-DPMNE tani do të protestojnë kundër drejtësisë, kundër përgjegjësisë, kundër gjyqësisë së pavarur.

Porosia e shefit Gruesvki ka mbërritur nga Budapesti, Mickoski dhe VMRO-DPMNE-ja nisen në marsh për padrejtësi.

Mickoski, Gruevski dhe VMRO-DPMNE nuk mund të luftojnë për drejtësi. Nuk mund të sjellin drejtësi ata të cilët sjellin padrejtësi, ata të cilët kanë ikur nga drejtësia, ata të cilët janë mbërthyer në krim de korrupsion.

Lufta për amnisti të krimit të tyre nuk mund të jetë dhe nuk është luftë për drejtësi, ndërsa kujdestari i falimentuar Mickoski ofron vetëm drejtësi në falimentim

Do të ketë përgjegjësi për të gjitha proceset kriminale dhe të paligjshme. Të gjithë do të përgjigjen para drejtësisë edhe Mickoski nuk mund të bëjë asgjë rreth kësaj.

LSDM-ja si parti me përgjegjësi dhe demokratike përmes Ligjit për Prokurori Publike mundëson çlirimin e gjyqësorit dhe krijon kushte për veprim të pavarur dhe profesional të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Qytetarët e ndjekin këtë edhe më 12 prill do të porosisin – regjim asnjëherë më!

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 25 Shkurt, 2020 19:59

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.