LSDM: VMRO-DPMNE me vetëdije e vë popullin në rrezik, provokon dhe nxit tensionet në Vevçan
Sot, publiku edhe një herë dëshmoi sjelljen e papërgjegjshme dhe të papjekur të VMRO-DPMNE e cila provokon, nxit tensione dhe vepron në mënyrë të rrezikshme në shëndetin publik.
Një grup aktivistësh, të udhëhequr nga Kryetari i Komitetit Komunal të VMRO-DPMNE në Vevçan, filluan provokime ndaj anëtarëve të Ministrisë së Brendshme, të cilët ndërhynë në shkeljet e masave për mbrojtjen e shëndetit.
VMRO-DPMNE në Vevçan shkaktoi qëllimisht një incident dhe përmes portaleve nën kontrollin e Pallatit të Bardhë po përpiqet të nxejë publikun përmes krahasimeve tendencioze dhe të papërshtatshme me ngjarjet e vitit 1987.
Edhe një herë, papërgjegjësia e VMRO-DPMNE-së dhe situata e dëshpëruar në të cilën gjenden u treguan në veprim.
Ata me vetëdije i vendosën në rrezik banorët e Vevçanit, duke provokuar dhe nxitur përçarje mes qytetarëve. Kjo nuk funksionon.
Ne u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të qëndrojnë të qetë, të mos nënshtrohen provokimeve të Pallatit së Bardhë dhe të vazhdojnë të respektojnë masat për mbrojtje kundër koronavirusit.
Qendra e Marrëdhënieve me Publikun e LSDM-së
FLAKA