LSDM: VMRO-DPMNE t’u bëjë thirrje anëtarëve të saj të votojnë për Maqedoninë evropiane

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka 11 Shtator, 2018 19:28

LSDM: VMRO-DPMNE t’u bëjë thirrje anëtarëve të saj të votojnë për Maqedoninë evropiane

VMRO-DPMNE duhet të tregojë përgjegjësi për shtetin dhe momentin historik dhe në vend se për një marrëveshje e cila është publike të përhap të pavërteta, të bashkëngjitet në procesin që e çon Maqedoninë në BE dhe NATO.

Marrëveshja e arritur me Greqinë i hap perspektivat eurointegruese dhe e përforcon dhe mbron identitetin maqedonas. Me Marrëveshjen Greqia e njeh identitetin maqedonas. Me hyrjen në BE dhe NATO, gjuha maqedonase dhe shkrimi i saj cirilik po bëhen zyrtar në bashkësitë e mbi 500 milionë njerëzve. Kjo është mbrojtje e përhershme e gjuhës maqedonase.

Marrëveshja me Greqinë është historikisht më e mira dhe mundësi korrekte për qytetarët e Maqedonisë. Me të hapet rruga për hyrje në NATO dhe BE me identitet të mbrojtur dhe të garantuar maqedonas.

VMRO-DPMNE sot duhet t’u bëjë thirrje anëtarëve të saj dhe simpatizantëve ta shfrytëzojnë mundësinë historike, të dalin në referendumin më 30 shtator dhe të votojnë PRO hyrjes në BE dhe NATO, të votojnë PËR Maqedonisë Evropiane!

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka 11 Shtator, 2018 19:28