LSDM: VMRO nuk mund të pranojë sukseset e vendit

Desk
By Desk 6 Prill, 2019 15:14

LSDM: VMRO nuk mund të pranojë sukseset e vendit

LSDM vlerëson se VMRO-ja nuk mund të pranojë sukseset që ka arritur Maqedonia. “Hristijan Mickoski nuk mund të pajtohen me atë që për herë të parë orkestra greke këndoi himnin e Maqedonisë. Për VMRO-në është e papranueshme që himni është i pranuar nga e gjithë bota, me çka shteti dhe ushtria respektohet nga e gjithë bota demokratike”, thekson LSDM.

Partia në pushtet vlerëson se partia e Mickoskit imagjinon raste, madje edhe kandidatja e tyre, Gordana Siljanovska pranoi dhe konfirmoi se himni i Maqedonisë, gjuha maqedonase dhe identiteti maqedonas me marrëveshja e Prespës është e njohur dhe konfirmuar përgjithmonë.

Më herët, VMRO e ka akuzuar partinë në pushtet se në orkestrën filarmonike të Maqedonisë, ku koncert mbajtën orkestrat e ushtrive të Shteteve të Bashkuara, Britanisë së Madhe, Sllovenisë, Greqisë dhe Maqedonisë, përsëri munguan simbolet shtetërore.

Desk
By Desk 6 Prill, 2019 15:14