LSDM: VMRO shtrenjtoi rrymën elektrike për 100 për qind

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka September 10, 2020 19:29

LSDM: VMRO shtrenjtoi rrymën elektrike për 100 për qind

Nëpërmjet një njoftimi të LSDM-së thuhet se “VMRO shtrenjtoi rrymën elektrike për 100 për qind”.

Ata thonë se pas shtrenjtimit të energjisë elektrike është financuar VMRO.

“Ish-drejtori i ELEM në dëshmi gjyqësore publikisht tha se si si ka dërguar porosi te ish-sekretari i përgjithshëm i VMRO-DPMNE-së, Kiril Bozhinovski”, thonë nga LSDM.

Nga LSDM shtojnë se të gjitha gënjeshtrat e VMRO janë zbuluar dhe për këtë shkak qytetarët i dënojnë në zgjedhje dhe nuk bashkëngjiten në protestat e Mickoskit.

“VMRO nuk din asgjë tjetër përveç mbrojtjes së krimit dhe të shpërndaj lajme të rreme”, thonë nga LSDM.

 
 
 
 
 
Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka September 10, 2020 19:29