LSM: Dialogu social po jep rezultate, i kthejmë prapa punëtor e larguar nga puna

Desk
By Desk May 1, 2020 19:19

LSM: Dialogu social po jep rezultate, i kthejmë prapa punëtor e larguar nga puna

Dialogun social që e udhëheq LSM me Qeverinë dhe kërkesat e argumentuara janë duke dhënë rezultate, thonë nga Lidhja e Sindikatave në kumtesën e cila vijoi pas njoftimit të Qeverisë se janë ndryshuar të dy dekretet të cilat ditëve të fundi kanë hasur në reagime të ashpra nga ana e organizatave sindikale.

“Fitore e një majit e LSM-së. Stop për mundësinë e largimit nga puna të punëtorëve. I kthejmë prapa të punësuarit e larguar nga puna nga fillimi i krizës”, shkruan në kumtesën e LSM-së.

Në të thuhet se me ndryshimet e miratuara garantohen vendet e punës në kushte krize, sigurohet mbrojtje e të drejtave të punëtorëve dhe të ardhura të denja dhe pamundësohet ndërprerja e padrejtë e marrëdhënieve të punës.

“Me propozim të LSM dhe sindikatave në seancën e sotme, Qeveria miratoi plotësimin e Dekret në fuqi ligjore për zbatimin e Ligjit për marrëdhënie punës gjatë gjendjes së jashtëzakonshme i cili lejon punësimin retroaktiv të personave, punësimi i të cilëve është ndërpre në periudhën nga 11 mars deri në 30 prill dhe paraqitjen e tyre në sistemin e sigurimit social të detyrueshëm, gjë që do të zvogëlojë pasojat e situatave të krijuara në këtë periudhë”, thonë nga  LSM në kumtesë.

Desk
By Desk May 1, 2020 19:19