LSM, kundër ndryshimeve ligjore që në zonat turistike të punohet edhe të dielave

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 13 Maj, 2022 20:46

LSM, kundër ndryshimeve ligjore që në zonat turistike të punohet edhe të dielave

Lidhja e Sindikatave është kundër ndryshimeve ligjore me të cilat do të mundësohej që në qendrat turistike të punohet gjatë të dielave.

Zgjidhja aktuale ligjore që është në fuqi, është miratuar me dialog, dhe e njëjta mundëson punë gjatë të dielave, në kushte të caktuara, thonë nga LSM.

Me ndryshimet ligjore, LSM dhe partnerët social mundësuan që dyqanet e specializuar apo kiosqet në vendet turistike të punojnë në bazë të kushteve të parapara me ligj, është mundësuar edhe puna në qendra tregtare, stenda dhe kiosqe gjatë ngjarjeve sportive, festivaleve, panaireve, eventeve e të ngjashme.

Ofrohet edhe mundësia që në dyqanet ushqimore me pakicë, pije dhe të tjera të punojnë personalisht pronarët.

Nuk duhet të lejohet sepse pronarët e kanë ndjerë se çfarë do të thotë të punosh të dielën, tu mohohet ajo e drejtë dhe të lejohet të punësuarit tu punojnë, thonë nga Lidhja e Sindikatave, duke shtuar se propozim-ligji i shpallur nga Ministria e Ekonomisë, nëse i dërgohet Kuvendit, bëhet pa dialog social dhe është nënvlerësim i përfaqësuesve të punëtorëve dhe punëtorëve në përgjithësi, që është e pa pranueshme.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 13 Maj, 2022 20:46