Skip to content

FLAKA

Primary Menu
  • MKD
  • ENG
  • LAJME
    • Maqedoni
    • Shqiperi
    • Kosovë
    • Bota
    • Sport
  • FORUMI
    • Opinione
  • REVISTA
    • Yjet
    • Kulturë
    • TEKNOLOGJI
    • Kuriozitete
  • FMG
    • FLAKA PLUS
    • GUSTO
    • FEM3
    • F SPORT
    • FLAKA NEWS
    • ФЛАКА МКД
    • GOSTIVARI SOT
    • BOTIME FLAKA
    • FONDACIONI FLAKA
  • Home
  • Maqedoni
  • Luboteni 3 ditë pa energji elektrike, eskalon protesta e banorëve para EVN-në

Luboteni 3 ditë pa energji elektrike, eskalon protesta e banorëve para EVN-në

Redaksia 2 vjet ago

Banorët ankohen se EVN u faturon më shumë rrymë sesa harxhojnë dhe se nga defektet po u prishen aparatet elektrike dhe ushqimet e askush nuk ua kompenson këtë dëm. Ata protestuan para EVN-së në Butel, duke i kërkuar që sa më parë të zgjidhin këtë problem.

“Nuk kemi rrymë, unë i kam 4 fëmijë, dy i kam të sëmurë, vet jam invalid”,- tha një banor i Lubotenit.

“Prishen televizorët, frigoriferët, le të thirrin komision e të na shohin nëpër shtëpi se sa rrymë harxhojmë, mua më vjen fatura 18 mijë denarë, unë nuk jam fabrikë”,- theksoi një banor i Lubotenit.

“Rrymën ma kanë ndalur për një faturë që nuk e kam paguar dhe jam vonuar tri ditë, punoj në dyqan, nëse nuk e lëshojnë sot rrymën, unë duhet të paguaj penale”,- u shpreh një banor i Lubotenit.

“Unë e paguaj rrymën rregullisht, marr pension 9 mijë denarë, jam invalid dhe tani duhet të mos kem rrymë 2 ditë?”,- potencoi një banor i Lubotenit.

“Lubanca, Rashtaki, lagja Radishan, ata kanë të gjithë rrymë, i vetëm është Luboteni, me arsyetimin se izolatorët të cilët i kanë, kanë probleme. Mësimi nuk mund të zhvillohet në kushte normale, Luboteni ka 400 nxënës dhe kanë nevojë për rrymë, kanë nevojë për gjithçka dhe aty nuk funksionojë asgjë”,- deklaroi kryetari i Bashkësisë Lokale – Luboten, Riza Ademi.

Por, protesta e tyre e nisur thjesht si një protestë revolte, eksaloi kur disa prej tyre filluan të godasin me gjësende të forta godinën e EVN-së në Butel. Falë ndihmës së policisë, u shmang incident më i madh. Nga EVN thonë se defektet që shpesh paraqiten në rrjetin atje, rregullohen por përsëriten prapë, për shkak të rrjetit të vjetër të shpërndarjes që duhet të riparohet. Nga EVN thonë se riparimi i rrjetit pengohet nga disa banorë.

“Një arsye tjetër mund të jetë puna ilegale në rrjetin e shpërndarjes nga disa përdorues. Ekipi nuk ka qasje në atë pjesë, sepse janë të penguar nga një pjesë e banorëve për arsye të njohura vetëm për ta. Në këtë vendbanim ka edhe një numër lidhjesh të paligjshme, lidhje ilegale që shkaktojnë ndërprerje të furnizimit”,- thonë nga EVN.

Nga atje shprehin keqardhje për incidentin, paralajmëruan akuza penale ndaj atyre që shkaktuan dëm material në ndërtesën e EVN-së në Fushë Topanë dhe siguruan banorët e Lubotenit se janë të hapur për përdoruesit që duan të zgjidhin me qetësi situatën në këtë vendbanim.

Continue Reading

Previous: Eurointegrimet, Zhbogar: Presim në qershor të çelen bisedimet
Next: Vaksinimi i domosdoshëm, iniciativë kundër vaksinimit – pas zgjedhjeve

Të ngjashme

auto_661614263879 Zakharieva: Sofja nuk do t’i nënshtrohet presionit të Shkupit

Zakharieva: Sofja nuk do t’i nënshtrohet presionit të Shkupit

Redaksia 2 orë ago
zAEV-ME-DUAR-1 Monstra” nuk është punë e imja, tha Zaev në pyetje deputetësh

Monstra” nuk është punë e imja, tha Zaev në pyetje deputetësh

Redaksia 2 orë ago
Click-Plus-24 Hoda thotë se ASH e ka ftuar të hyjë në lista, Sela i thotë se ai vetë ka dashur të futet

Hoda thotë se ASH e ka ftuar të hyjë në lista, Sela i thotë se ai vetë ka dashur të futet

Redaksia 19 orë ago

TË FUNDIT

auto_661614263879 Zakharieva: Sofja nuk do t’i nënshtrohet presionit të Shkupit

Zakharieva: Sofja nuk do t’i nënshtrohet presionit të Shkupit

Parlamenti_5 Opozita fajëson qeverinë për “lojën” me Mijallkovin

Opozita fajëson qeverinë për “lojën” me Mijallkovin

zAEV-ME-DUAR-1 Monstra” nuk është punë e imja, tha Zaev në pyetje deputetësh

Monstra” nuk është punë e imja, tha Zaev në pyetje deputetësh

Click-Plus-24 Hoda thotë se ASH e ka ftuar të hyjë në lista, Sela i thotë se ai vetë ka dashur të futet

Hoda thotë se ASH e ka ftuar të hyjë në lista, Sela i thotë se ai vetë ka dashur të futet

2 City fiton bindshëm ndaj Monchengladbach, asnjë humbje në vitin 2021

City fiton bindshëm ndaj Monchengladbach, asnjë humbje në vitin 2021

Agjencia e lajmeve FLAKA u themelua me 7 Mars të vitit 2016 nga një staf i kualifikuar  në gazetari.

KONTAKT

info@flaka.com.mk

marketing@flaka.com.mk

+389 72 30 30 36

+389 70 70 90 80

 

KRYEREDAKTOR: Driton ZENKU

ZV.KRYEREDAKTOR: Abedin BILALLI

Daim MIFTARI

 Xhana MIFTARI

Linda LIMANI

  • PËR NE
  • KONTAKTI
  • PUBLICITET
Copyright 2016 - 2021 © Të gjitha të drejtat e rezervuara | by FLAKA.