Lufta antidrogë, Policia arreston dy tetovarë në Gradec të Gostivarit

Lufta antidrogë, Policia arreston dy tetovarë në Gradec të Gostivarit

Mbrëmë (11-shtator) rreth orës 21.00, në fshatin Gradec të Gostivarit, pjestarë të policisë nga Sektori për punë të brendshme-Tetovë, Zyra e jashtme për punë kriminalistike-Gostivar, kanë privuar nga liria 45-vjeçarin S.S. nga fshati Reçicë e Madhe dhe 49- vjeçari J.S. nga Tetova, njofton Gostivari Sot. 

Gjatë kontrollit të kryer ndaj tyre dhe veturës ,,KIA,, me targa të Tetovës, të cilën e ka drejtuar J.S. është gjetur heroinë.

Dy personat në fjalë, janë mbajtur në Stacionin policor Gostivar, për zbardhjen e plotë të rastit,
kështu që do të pasoj padi adekuate. Gostivari Sot

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Shtator 12, 2019 13:32

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...