Lufta kundër krimit, Spasovski: Problem moskordinimi institucional

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka October 28, 2019 19:19

Lufta kundër krimit, Spasovski: Problem moskordinimi institucional

Ministri i brendshëm, Spasovski, thotë se lufta kundër krimit dhe korrupsionit kërkon koordinim maksimal mes institucioneve.

Është jologjike që procedurat për njerëzit që arrestohen nga policia si të dyshuar për vepra kriminale pasi nxirren para gjykatës në këto çështje, nuk shihet përparim, thotë Spasovski. Edhe në rastin e arrestimit të personave të dyshuar për trafikimin e emigrantëve, më saktë për rastin e kapjes së 81 emigrantëve në Vaksincë, Spasovski sqaron se policia veproi sipas kompetencave, por u apeloi edhe institucioneve të tjera të bëjnë të njëjtën gjë.

“Unë për momentin nuk kam informacione nëse i është caktuar ndonjë masë, por ky është problemi i shtetit. Nuk mundet vazhdimisht të luftojmë krimin e më pas kur ata njerëz të akuzuar nxirren para prokurorisë, para gjykatës, më në këto çështje nuk shihet përparim. Pas ndalimit nga policia se si vepron gjykata, kjo më nuk është në kompetencë të MPB-së, është ingerencë e Prokurorisë dhe Gjykatës. Prandaj apeloj që bashkërisht si institucione të japim maksimumin tonë”,- theksoi ministri i punëve të brendshme, Oliver Spasovski.

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka October 28, 2019 19:19