Lufta kundër krimit të organizuar, vendet e Ballkanit diskutojnë strategjinë
Ballkani perëndimor mbetet pika kryesore e aktiviteteve ilegale, të gjitha vendet së bashku duhet t’i japin përgjigje këtyre zhvillimeve negative.
Bashkëpunimi i ngushtë mes vendeve do të sjellë në parandalimin e lëvizjeve ilegale të emigrantëve, të cilët janë në kërkim për një jetë me të sigurt. Ky bashkëpunim është i domosdoshëm, sidomos mes Policisë kufitare dhe shërbimeve të doganave.
“Kërkesat për këtë koncept janë shumë të nevojshme, sidomos në kohën e zgjerimit të Bashkimit Europian, kur është shtuar lëvizja e emigrantëve në të gjitha kufijtë e vendeve të Europës që kërkojnë një jetë socio-ekonomike më të sigurt, apo që lëshojnë zonat e konfliktit, por edhe kur jemi në një kohë të globalizimit të veprimeve kriminale”,- u shpreh shefi i misionit të OSBE-së, Klemens Koja.
“Pikat kufitare janë përgjegjësia dhe fotografia më reale e një shteti, dhe nëse ka një bashkëpunim të ndërsjellë në mes institucione dhe një gatishmëri për t’i luftuar fenomenet negative, kjo luftë do të fitohet”,- tha drejtori i doganeve, Gjoko Atanasovski.
Projekti i përforcimit të kapaciteteve për menaxhim të integruar kufitar në nivel ndërkombëtar, i organizuar nga Misioni i OSBE-së në Shkup, mblodhi në Shkup përfaqësues nga Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Kosova, Bullgaria, Bosnjë – Hercegovina, Greqia, Turqia dhe Rumania, që po shkëmbejnë përvojat në parandalimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit. (TVM2)