Lufta për KSHZ-në mes ASH-së dhe Besës?

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 29 Nëntor, 2023 21:17

Lufta për KSHZ-në mes ASH-së dhe Besës?

Kompletimi i KSHZ-së do të presë takimin e liderëve, bëjnë të ditur nga aty, por sipas informacioneve jozyrtare nga LSDM-ja, Dimitar Kovaçevski dhe shumica nuk përjashtohen që të qëndrojnë prapa kandidatit të BESA-s, për dallim nga kandidati i ASH-së, me të cilin Kovaçevski do të hapi edhe një herë luftë me Taravarin, shkruan Tv 24, përcjell FLAKA.

“Ai vend është opozitar dhe realisht nuk e kuptoj pse është lejuar deri tani një debat i tillë”, thotë një zyrtar i lartë partiak i LSDM-së për TV 24.

Sipas burimeve të larta partiake, në listë janë katër kandidatë, përfshirë Abdush Demirin nga BESA dhe Zulfi Adili nga Aleanca për Shqiptarët. Për gati një vit, blloku opozitar shqiptar ka alarmuar se vendi në KSHZ që mbeti vakant pasi Krenar Lloga u bë ministër i takon opozitës, ndaj së cilës kundërshtoi partneri i koalicionit të Kovaçevskit, Taravari.

Partia e tij edhe sot për TV 24 thotë se presin mbështetje nga deputetët e LSDM-së dhe BDI-së për kandidatin e tyre. Nga Aleanca për Shqiptarët presin që kandidati i tyre si i vetmi nga komisioni të jetë propozim në seancë plenare.

“Ligji është i qartë dhe vendi në KSHZ i takon partisë më të madhe opozitare në kohën e zgjedhjeve. Nuk ka dyshim se aty duhet të ulet një person nga Aleanca për Shqiptarët dhe presim mbështetjen e partnerëve tanë të koalicionit. Nuk dua as ta mendoj se do të na dribllonin”, thotë një zyrtar i lartë i partisë Taravari për Tv 24.

Dhe sipas Besës, situata është e pastër. Anëtari i KSHZ-së zgjidhet me shumicë prej 2/3 dhe deri më tani ka qenë gjithmonë me konsensus. FLAKA

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 29 Nëntor, 2023 21:17

Marketing Politik - Çmimore

Presidenciale | Parlamentare