Luftë verbale mes Llogës dhe Këshillit Gjyqësor

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 29 Nëntor, 2023 21:21

Luftë verbale mes Llogës dhe Këshillit Gjyqësor

Lufta mes ministrit të Drejtësisë Lloga dhe Këshillit Gjyqësor arriti kulmin pasi ai i paralajmëroi me shkrim dhe i cilësoi anëtarët si hipokritë sepse i jepnin vetes të drejtën për ta kundërshtuar, përcjell FLAKA.

Reagimi vjen si pasojë e zhvillimeve të fundit me emërimin e Loreta Georgievës për anëtare të komisionit për gazetarë, por edhe pasi Lloga akuzoi për qasjen e njëanshme të këshillit ndaj gjyqtarit Lazar Nanev. Lloga sot me akuza të drejtpërdrejta se këshilli i mbante lëndët në sirtar për t’u vjetëruar duke thënë:

“Gjatë gjithë këtyre muajve pasi kam marrë përgjegjësinë e postit të ministrit të Drejtësisë, i kam kërkuar vetëm respektimin e ligjit dhe asgjë tjetër. Në publik pretendojnë të jenë konstruktivë dhe në sfond mbajnë lëndë për t’u vjetëruar. Një autoritet përgjegjës nuk mund të ketë standarde të dyfishta, për një karotë dhe për tjetrin shkop për dhënien e pushtetit. Anëtarë të caktuar të Këshillit Gjyqësor janë të vetëdijshëm se është koha për të shkuar në shtëpi dhe gjithashtu është koha të përgjigjen për të gjitha veprimet e bëra në të kaluarën që do të sanksionohen me ndryshimet e reja të ligjit. Të nderuar anëtarë të Këshillit Gjyqësor: Hipokrizia nuk është vlerë!”, shkruan Lloga.

Zëvendjsja e Llogës, Viktorija Avramovska Madiq, sot nuk ka dashur t’i komentojë këto korrespodencë, e kryetarja e Këshillit Gjyqësor nuk është ndalur së deklaruari pas ngjarjes së sotme, në të cilën ka marrë pjesë së bashku me Avramovska Madiq. Megjithatë, mosdurimi mes Llogës dhe disa prej anëtarëve të Këshillit Gjyqësor ka qenë i dukshëm për një periudhë të gjatë kohore.

Dhe në një nga korrespondencat e fundit nga këshilli, ata theksuan se është për t’u habitur se si është e mundur që ministri të prezantojë publikisht informacione se ndaj kujt është bërë kërkesë dhe aq më pak kush është anëtar i Komisionit të Raportuesve, madje edhe të kërkojë përjashtim, kur për shkak të fshehtësisë së procedurës, materialet nuk i dorëzohen ministrit, për shkak të pamundësisë ligjore që ai të marrë pjesë në procedim. FLAKA

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 29 Nëntor, 2023 21:21

Marketing Politik - Çmimore

Presidenciale | Parlamentare