Luis Enrike tregon se cili është futbollisti me ndikim të madh

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 29 Nëntor, 2023 20:07

Luis Enrike tregon se cili është futbollisti me ndikim të madh

Ish-trajneri i Barcelonës, tani i Paris Sent Zhermenit, Luis Enrike ka emëruar lojtarin më me ndikim në botë, duke befasuar me emrin e dhënë. Enrike ka drejtuar disa nga lojtarët më të mirë në botë, si Lionel Mesi, Nejmar, Luis Suarez dhe Kilian Mbape. Por, trajneri spanjoll ka thënë se lojtari më me ndikim në botën e futbollit sot është Ousmane Dembele.

“Unë vazhdoj të insistoj në pikën time: Ousmane Dembele është futbollisti më me ndikim në botë. Nuk ka dyshime. Dembeles nuk i interesojnë gabimet. Ai vazhdon, i pëlqen të provojë. Ai nuk i dëgjon kritikat… ai gjeneron gjithmonë gjëra të mira”, ka përfunduar trajneri i PSZH-së.

Dembele së fundmi ka shënuar golin e tij të parë për PSZH-në në 16 ndeshje fundjavën e kaluar. Edhe pse francezi ka pesë asistime, është e vështirë të shihet se sa ndikues ka qenë që nga fillimi i sezonit.

Megjithatë, ka disa të vërteta se sa i mirë mund të jetë Dembele kur vendos të luajë. Ai ishte çelësi për fitoren e titullit të Barçës sezonin e kaluar dhe është një nga lojtarët më të ndërlikuar për mbrojtësit, duke pasur parasysh natyrën e tij sulmuese.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 29 Nëntor, 2023 20:07

Marketing Politik - Çmimore

Presidenciale | Parlamentare