Luiza Gega, gati për sfidat verore dhe Lojrat Olimpike “Paris 2024”

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 6 Shkurt, 2024 20:26

Luiza Gega, gati për sfidat verore dhe Lojrat Olimpike “Paris 2024”

Luiza Gega i ka përpara vetes objektivat e këtij viti, mes të cilave Kampionati Evropian dhe Lojrat Olimpike. Gjithsesi, deshi të provonte veten në një garë dimërore, dhe këtë e realizoi në Turneun në Salla të Mbyllura, në Metc të Francës.

Kampionia e Evropës në fuqi mori pjesë një disiplinë që nuk është e vetja, në 3 000 metra, duke dalë në vendin e 6-të. Ajo dha kohën 8’48”53, duke i pasur të gjitha mundësitë të dilte e katërta. Fituese ishte atletja nga Kenia, Hirut Meshesha, që arriti rezultatin më të mirë të vitit me 8’28”46.

Gega reagoi me një postim në Instagram, ku theksoi se deshi të jepte kohën 8’45”, por pati një incident sepse një atlete tjetër u rrëzua para saj, duke e penguar. Atletja veterane shtoi se tani shkon në Kampionatin Ballkanik në Stamboll, ku me shumë gjasa do të mbyllë sezonin dimëror, për t’u përgatitur për verën.

Viti 2024 është tepër i rëndësishëm, sepse do të zhvillohen Lojrat Olimpike nga 26 korriku deri në 11 gusht në Paris. Më herët, do të jetë Kampionati Evropian në Romë të Italisë, ku Gega do të synojë të mbrojë titullin e fituar, dy vjet më parë në Munih. /abcnews.al/

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 6 Shkurt, 2024 20:26

Marketing Politik - Çmimore

Presidenciale | Parlamentare