Lukaku: Me Conte-n nuk dorëzohemi kurrë

Lukaku: Me Conte-n nuk dorëzohemi kurrë

Sulmuesi kryesor i Interit, Lukaku ka lavdëruar trajnerin Antonio Conte.

Ylli belg ka shpërthyer tek “Nerazurët” këtë sezon të garave, nën drejtimin e teknikut italian.

Lukaku, i cili verën që iku iu bashkua Interit nga Manchester United, duke folur për mediat italiane, ka thënë se Conte gjithnjë të nxit të besh më tepër. Sipas tij, transferimi në skuadrën italiane ishte hap i qëlluar.

“Të shtynë të besh gjithmonë e më tepër. Më të nuk dorëzohemi kurrë”, tha Lukaku, raporton Scanner.

“Kisha nevojë të ndryshoja skuadër pasi nuk po arrija të gjeja veten. Fola më drejtuesit e Man United. Kalimi tek Inter ishte një vendim i drejt”, theksoi belgu.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 24 Janar, 2020 20:32

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.