Lukarevska thirrje kompanive që të mbështesin sportin

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 9 Shkurt, 2022 13:10

Lukarevska thirrje kompanive që të mbështesin sportin

Drejtoresha e Drejtorisë për të Ardhura Publike (DAP), Sanja Lukarevska dhe drejtori i Agjencisë për Rini dhe Sport (ARS), Naumçe Mojsovski, u bënë thirrje kompanive që këtë vit t’i mbështesin subjektet sportive përmes realizimit të vauçerëve sportiv. Në këmbim ata do të marrin ulje të tatimit.

“Investimi në sport me qëllim të përmirësimit të kushteve për zhvillimin e secilit sportist është përkushtimi dhe angazhimi ynë i përbashkët. DAP në bashkëpunim me ARS në tre vitet e fundit ofron mbështetje për klube, federata dhe sportistë individualë për të arritur sukses dhe rezultate të mira. Interesi është i madh, masa pranohet gjithnjë e më shumë. Në bazë të vauçerit të dhënë nga ARS për kompaninë që japin donacion në sport do t’u ulet tatimi i fitimit”, deklaroi Sanja Lukarevska, DAP.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 9 Shkurt, 2022 13:10
  • Ndiqeni faqen tonë në Facebook për lajmet më të fundit dhe për prodhimet tona më të reja multimediale.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Instagram me përmbajtje të veçantë dhe informuese – fotogaleri, video dhe infografika.
  • Abonohuni në kanalin tonë në Youtube për videove ekskluzive nga të katër anët e globit.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Twwiter për t’u informuar vazhdimisht për zhvillimet më të fundit në Maqedoninë e Veriut, në rajon dhe në botë.