Lulelakër, brokoli dhe karota – recetë e përsosur me perime

Lulelakër, brokoli dhe karota – recetë e përsosur me perime

Nevojiten:

1 lulelakër e vogël;
– 1 brokoli i vogël;
– 2 karota;
– 1-2 vezë;
– 200 ml ajkë neutrale;
– 50 ml qumësht;
– pak gjalpë;
– 80 g kaçkavall;
– kripë;
– piper.

Përgatitja:

1. Primet marinoni pak në ujë të kripur (4 – 5 minuta) dhe radhisni në tepsi të vajosur rezistuese ndaj zjarrit – një radhë lulelakra një radhë brokoli, ndërkaq karotën të prerë në rrathë shpërndajeni sipër.

2. Tundni vezët shtoni ajkën për zierje dhe qumështin dhe të gjitha përzieni, qitni erëza sipas shijes.

3. Qitni në mënyrë të barabartë sipër perimeve dhe kaçkavallin e grirë në rende.

4. Gjalpin përhapeni mbi sipërfaqe.

5. Piqni në furrë të nxehur në 200 gradë Celsius rreth gjysmë ore.

Vërejtje: Nëse dëshironi racion “më të fortë”, në perime radhisni feta proshute dhe pastaj qitni djathin.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Tetor 11, 2019 22:51

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA