Lulzim Murtezani: Më të prekur psiqikisht nga pandemia do të jenë ata që humbën vendet e punës

Desk
By Desk April 23, 2020 22:11

Lulzim Murtezani: Më të prekur psiqikisht nga pandemia do të jenë ata që humbën vendet e punës

Profesori i psikologjisë në Universitetin e Tetovës, Lulzim Murtezani, thotë se situata e krijuar për shkak të pandemisë së COVID-19, si: masat shtrënguese që qytetarët duhet të zbatojnë, në mesin e të cilave edhe kufizimi lëvizjes, në aspektin psikologjik përjetohen në mënyra të ndryshme nga qytetarët.

Sipas tij, edhe pas largimit të masave shtrënguese, do të vazhdojë të reflektohet ndikimi i karantinës në psikologjinë e qytetarëve. Me të prekur, sqaron profesori Murtezani, do të jenë personat që për shkak të kësaj pandemie kanë humbur vendet e punës. Një kategori tjetër që do të vazhdojë të përjetojë pasojat e karantinës janë qytetarët me vështirësi psikologjike, e pasojat janë edhe më të mëdha kur persona të tillë janë përgjegjës.

Desk
By Desk April 23, 2020 22:11