Skip to content
FLAKA

FLAKA

Primary Menu
  • MKD
  • ENG
  • LAJME
    • Maqedoni
    • Shqiperi
    • Kosovë
    • Bota
    • Sport
  • FORUMI
    • Opinione
  • REVISTA
    • Yjet
    • Kulturë
    • TEKNOLOGJI
    • Kuriozitete
  • FMG
    • FLAKA PLUS
    • GUSTO
    • FEM3
    • F SPORT
    • FLAKA NEWS
    • ФЛАКА МКД
    • GOSTIVARI SOT
    • BOTIME FLAKA
    • FONDACIONI FLAKA
  • Home
  • Maqedoni
  • “Lutje onlajn” në muajin e Ramazanit

“Lutje onlajn” në muajin e Ramazanit

Redaksia

“Edhe pas vendimit të fundit për orën policore, në kohën e lëvizjes së lirë do të vazhdojë respektimi i plotë i masave në të gjitha xhamitë, do të respektohen të gjitha protokollet dhe masat për grumbullime. Shkaku i kufizimit të lëvizjes së lirë nga ora 20:00, për fat të keq, do na pamundësojë faljen e namazit të teravisë me xhemat në xhami”, thonë nga BFI.

Besimtarët myslimanë po hynë në muajin e shenjtë të Ramazanit ndërsa agjërimi fillon më 13 prill. Për shkak të pandemisë Kovid-19, kryetari i Bashkësisë Fetare Islame, Shaqir Fetai u bëri thirrje besimtarëve që t’i përmbahen rekomandimeve të institucioneve shëndetësore. Megjithëse të pakënaqur me masat e reja të Qeverisë, konkretisht zgjatjen e orës policore, nga BFI thonë se falja e namazit të teravisë gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit do të pamundësohet.

“Bashkësia Fetare Islame që nga fillimi i pandemisë me përpikëri i ka respektuar të gjitha masat dhe rekomandimet e sjella nga institucionet shëndetësore përkatëse me qëllim mbrojtjen e shëndetit të besimtarëve, me ç’rast edhe pas vendimit të fundit për orën policore, në kohën e lëvizjes së lirë do të vazhdojë respektimi i plotë i masave në të gjitha xhamitë, do të respektohen të gjitha protokollet dhe masat për grumbullime. Shkaku i kufizimit të lëvizjes së lirë nga ora 20:00, për fat të keq, do na pamundësojë faljen e namazit të teravisë me xhemat në xhami”, thonë nga BFI. Në BFI përsëritin se lutjet dhe faljet do të vazhdojnë me respektimin e masave dhe distancës në të gjitha xhamitë e territorit të Maqedonisë së Veriut. “BFI është institucion që çdoherë punon dhe vepron në bazë të situatës faktike të vendit tonë. Shpresojmë dhe lutemi që gjendja të përmirësohet dhe të na mundësohet të kryejmë të gjitha adhurimet fetare në liri të plotë në përputhje me masat e parapara të distancës, maskave dhe rekomandimeve tjera”, theksojnë ato.

Në ndërkohë, nga institucioni më i lartë fetar islam pohojnë se në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë – po shqyrtojnë mundësinë të vaksinohen të gjithë nëpunësit e BFI-së. “Me qëllim tejkalimin e situatës dhe daljes nga pandemia – vaksinimi është i detyrueshëm. Për këtë arsye, BFI është në kontakt me Ministrinë e Shëndetësisë dhe në suaza të bashkëpunimit të ndërsjellë, shpresojmë që do na mundësohet vaksinimi i të gjithë nëpunësve tanë”. Gjithashtu, nga BFI apelojnë për kujdes si dhe udhëzojnë besimtarët të respektojnë rregullat shëndetësore. “Situata me virusin korona është kritike dhe për këtë arsye – udhëzojmë të gjithë besimtarët që ta marrin me seriozitetin më të madh dhe t’i respektojnë masat dhe rekomandimet shëndetësore me qëllim mbrojtjen e tyre, familjes, të afërmve dhe shoqërisë në përgjithësi”, deklarojnë nga BFI.

Xhamitë në kohën e Ramazanit i ka mbyllur edhe Turqia, ndërsa përkundër vaksinimit të rreth 17 milionë eytetarëve, në Turqi – në kohën e Ramazanit, orë policore do të ketë gjatë tërë vikendit, konkretisht nga dita e premte në mesditë e deri të hënën në mëngjes. Në ndërkohë, Arabia Saudite ka vendosur të mos pranojë asnjë pelegrinazh të huaj të pa vaksinuar për këtë vit gjatë vizitës së vendeve të shenjta myslimane – në Meke dhe Medine në kohën e haxhit. (koha.mk)

Continue Reading

Previous: Modeli zgjedhor, BDI: 6 njësi, pasqyrim real i popullsisë
Next: “Shteti i së drejtës”, pjesërisht në RMV!

Të ngjashme

Sasha-Bogdanoviq-780x439 Bogdanoviq: Nuk shkela protokollet me praninë time në hotel

Bogdanoviq: Nuk shkela protokollet me praninë time në hotel

Redaksia
milevski1-750x430 Milevski: Nevojiten masa urgjente për prerjen e paligjshme të pyjeve

Milevski: Nevojiten masa urgjente për prerjen e paligjshme të pyjeve

Redaksia
1111REDAKT....Indeksi-i-investimeve-1-750x430 11 vende më poshtë në renditjen e investimeve të huaja

11 vende më poshtë në renditjen e investimeve të huaja

Redaksia

TË FUNDIT

Screenshot_20210422-230634_Instagram Edi Rama: Nëse në 25 prill nuk marr një fitore të qartë, largohem nga Partia Socialiste

Edi Rama: Nëse në 25 prill nuk marr një fitore të qartë, largohem nga Partia Socialiste

40d4db81-0993-4c7d-bc67-f709a019fc10 “Asnjë tolerim kush prek votën”/ Basha: Mbështes fort deklaratat e ambasadores Kim

“Asnjë tolerim kush prek votën”/ Basha: Mbështes fort deklaratat e ambasadores Kim

Agnelli-dhe-Perez-780x470 UEFA përjashton Realin dhe Juventusin nga Liga e Kampionëve?!

UEFA përjashton Realin dhe Juventusin nga Liga e Kampionëve?!

EzmyxKfWUAgRlIV Messi shkëlqen me dy gola, Barcelona triumfon ndaj Getafes

Messi shkëlqen me dy gola, Barcelona triumfon ndaj Getafes

2 Adnan Januzaj siguron 3 pikë të mëdha për Sosiedatin

Adnan Januzaj siguron 3 pikë të mëdha për Sosiedatin


Agjencia e lajmeve FLAKA u themelua me 7 Mars të vitit 2016. 

Ne punojmë sipas udhëzimeve për raportim etik të mediave online.

Flaka Media Group – FGM  menaxhon me Flaka, Lobi dhe Gostivari Sot

KONTAKT

info@flaka.com.mk

marketing@flaka.com.mk

+389 72 30 30 36 | +389 70 70 90 80

PËRGJEGJËS TEKNIK:

Artin MURATI

 

REDAKSIA

Linda LIMANI

Driton ZENKU

Abedin BILALLI

 Xhana MIFTARI

Xheneta MUSLIU

  • PËR NE
  • KONTAKTI
  • PUBLICITET
Copyright 2016 - 2021 © Të gjitha të drejtat e rezervuara | by FLAKA.