Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, u ka dërguar letra të gjithë ambasadorëve francezë në vendet e Bashkimit Evropian, në të cilat u kërkon të punojnë intensivisht për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, pohon një ueb portal shqiptar, duke cituar burimet e veta nga Pallati Elysee, përcjell FLAKA.
Sipas k%tij protali, presidenti francez ka caktuar dy data kyçe. E para është 14 dhjetori, kur duhet të zgjidhet problemi mes Bullgarisë dhe Maqedonisë dhe e dyta është 31 dhjetori, kur duhet të hapen negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë.
Arsyeja e kësaj ofensive franceze, sipas portalit shqiptar, është se Parisi merr presidencën më 1 janar, dhe nuk dëshiron të marrë përsipër një çështje të vjetër të pazgjidhur. FLAKA