Macron betohet sërish si President

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 7 Maj, 2022 16:31

Macron betohet sërish si President

Emmanuel Macron u betua për mandatin e tij të dytë si President i Francës në një ceremoni të organizuar në Pallatin e Elizesë këtë të shtunë.

Në një vend ku Presidentët rrallë rizgjidhen, Macron fitoi 58.5 % të votave në raundin e dytë kundër kandidates së të djathtës ekstreme Marin Le Pen. Në një fjalim të shkurtër përpara më shumë se 500 të ftuarish në ceremoninë e tij të betimit Macron u zotua se fillimisht do të ndërmarrë veprime për të shmangur çdo përshkallëzim të mëtejshëm të luftës së Rusisë në Ukrainë.

“Ky fillim i ri do të na japë vendosmërinë për të vepruar për vendin tonë, por gjithashtu edhe për Europën. Do të veprojmë së pari për të shmangur përshkallëzimin e luftës në Ukrainë. Do të ndihmojmë demokracinë dhe guximin për të fituar që të ndërtojmë paqe në Europë”.

Në mesin e të ftuarve në këtë ceremoni ishin edhe ish-Presidentët Nikolas Sarkozi dhe Francois Hollande. Mandati i ri i Macron fillon zyrtarisht në 13 Maj teska vendi bëhet gati për hapjen e një tjetër fushate elektorale për zgjedhjet parlamentare në Qershor.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 7 Maj, 2022 16:31