Macron kërkon solidaritet të vendeve të BE-së në rast sulmi

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka 30 Gusht, 2018 20:18

Macron kërkon solidaritet të vendeve të BE-së në rast sulmi

Presidenti francez, Emmanuel Macron propozoi sot në Helsinki aplikimin e një solidariteti gati automatik mes shteteve evropiane në çështjet e mbrojtjes, që do të implikonte ndërhyrjen e të gjitha shteteve nëse një prej tyre sulmohet.

“Vullneti jonë është qartësisht që Evropa të realizojë autonominë e saj strategjike dhe të përforcojë solidaritetin në çështje të mbrojtjes”, deklaroi Macron gjatë një konference për shtyp me homologun e tij finlandez.

Kjo kërkon që të rithemelohen traktatet evropiane, në veçanti neni 47.2 i Traktatit të Lisbonës që ka të bëjë me asistencën e përbashkët mes shteteve, që Franca e aplikoi për herë të parë pas atentateve të 13 shtatorit 2015 në Paris.

“Kjo reformë do t’i mundësonte BE-së të kishte një lloji të ngjashëm të përforcuar të nenit 5”, theksoi presidenti francez, duke aluduar për nenin e NATO-s që përcakton se një sulm i armatosur kundër një prej vendeve anëtare konsiderohet si një sulm i drejtuar ndaj të gjithëve, duke sjellë një asistencë në ndihmë të shtetit të prekur.

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka 30 Gusht, 2018 20:18