Madonna është në lidhje me balerinin 36 vjet më të ri?

Desk
By Desk December 16, 2019 23:02

Madonna është në lidhje me balerinin 36 vjet më të ri?

Këngëtarja e famshme Madonna, thuhet se ka nisur një lidhje të re.

Balerini Ahlamalik Williams është parë disa herë pranë këngëtares 61-vjeçare disa herë gjatë muajve të fundit.

Të shtunën ata u fotografuan së bashku në ballkonin e një hoteli në Miami

Që kur u bë një balerin profesionist, Williams ka shëtitur botën me Madonën, duke udhëtuar nëpër Evropë, Amerikë dhe Azinë Lindore për të performuar në të gjitha shfaqjet e saj.

I lindur në prill të vitit 1994, Williams u rrit në Kaliforni ku shkoi në shkollën e mesme “Monterey Trail” pranë Sacramentos.

Babai i tij, Drue Williams, është një veteran i marinës amerikane që filloi shërbimin e tij ushtarak në vitin 1970.

Z. Williams, i cili tani është në pension, është gjithashtu një përkushtues i ekipit NFL të Oakland Raiders – duke e përshkruar veten si ‘tifozi numër një’ i tyre.

Ai takoi nënën e Ahlamalik, Laurie, në vitin 1986 dhe ata kanë tre fëmijë: balerinin Ahlamalik, vëllanë e tij Ahlijah dhe motrën LeYana.

Pas mbarimit të shkollës së mesme, Ahlamalik u bashkua me prodhimin e CIRque du Soleil të Michael Jackson ONE në 2013.

Desk
By Desk December 16, 2019 23:02