Magdalena Andersson do të jetë kryeministrja e parë femër në Suedi

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 4 Nëntor, 2021 21:15

Magdalena Andersson do të jetë kryeministrja e parë femër në Suedi

Ministrja suedeze e Financave Magdalena Andersson është zgjedhur kryetarja e re e Partisë Socialdemokrate, duke i hapur rrugën asaj për t’u bërë kryeministrja e parë femër e vendit.

Ekonomistja dhe 54-vjeçare, e cila ishte e vetmja kandidate, u zgjodh unanimisht në kongresin e partisë në Goteborg.

Zgjedhja e saj në këtë pozicion vjen pesë muaj pasi kryeministri i SAP Stefan Lofven dha dorëheqjen, pasi humbi një votëbesimi në parlament. Më pas ai njoftoi më vonë se do të tërhiqej si kryetar i partisë SAP në nëntor.

Ajo pritet të bëhet kryeministrja e parë femër në historinë suedeze, me kusht që të marrë një votë në Parlament, data e të cilit ende nuk është caktuar.

“Kam rënë dakord të bëhem kryetar partie, sepse e di që mund të bëj më të mirën për Suedinë. Dhe sepse e di se jemi ne socialdemokratët që kemi zgjidhjet për problemet me të cilat përballet Suedia”, tha Andersson në një deklaratë.

SAP është formacioni më i madh politik në Suedi me 100 nga 349 vendet e parlamentit, por partia e dytë më e madhe e vendit, Moderatët liberal-konservatorë shpresojnë të qeverisin pasi janë afruar me demokratët populistë të krahut të djathtë të Suedisë.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 4 Nëntor, 2021 21:15
  • Ndiqeni faqen tonë në Facebook për lajmet më të fundit dhe për prodhimet tona më të reja multimediale.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Instagram me përmbajtje të veçantë dhe informuese – fotogaleri, video dhe infografika.
  • Abonohuni në kanalin tonë në Youtube për videove ekskluzive nga të katër anët e globit.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Twwiter për t’u informuar vazhdimisht për zhvillimet më të fundit në Maqedoninë e Veriut, në rajon dhe në botë.