Majko takoi Selën, gjuha shqipe në përdorim zyrtar

Driton Zenku
By Driton Zenku October 17, 2019 13:50

Majko takoi Selën, gjuha shqipe në përdorim zyrtar

Ministri i Shtetit për Diasporën i Republikës së Shqipërisë, Pandeli Majko, priti në zyrën e tij në Tiranë një delagacion të Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës, të kryesuar nga drejtori i saj, Ylber Sela, transmeton Flaka

Gjatë këtij takimi drejtori Ylber Sela, e informoi ministrin Pandeli Majko lidhur me punën, angazhimet, sfidat dhe projektet që po bën ky institucion.

Ministri Pandeli Majko e uroi drejtorin Ylber Sela për detyrën, punën dhe angazhimin që po bën në aspektin e zbatimit të Ligjit të miratuar në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, i cili i ka hapur rrugën gjuhës shqipe për të qenë në përdorim zyrtar. Ai po ashtu shprehu gatishmëri për të ndihmuar në situata të nevojshme. Flaka

Driton Zenku
By Driton Zenku October 17, 2019 13:50