Majko: Vuçiq bëri të ditur se konflikti me shqiptarët s’ka mbaruar ende

Desk
By Desk November 12, 2020 20:30

Majko: Vuçiq bëri të ditur se konflikti me shqiptarët s’ka mbaruar ende

Pandeli Majko ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit serb, Aleksandër Vuçiq për luftë me Kosovën, transmeton Periskopi.

Ai ka shkruar se se ajo deklaratë është e papërgjegjshme dhe  shmangie e deklaratës së firmosur në Shtëpinë ë Bardhë dhe procesit të integrimit europian.

Ja reagimi i plotë:

Deklarimi i Presidentit të Serbisë për karakterizimin e marrdhënieve me shtetin e Kosovës me statusin e konfliktit të ngrirë të Nagorni Karabakut është i papërgjegjshëm!

Jeta e dyfishtë e Serbisë në marrdhëniet ndërkombëtare është rreziku real për stabilitetin rajonal! Presidenti Vucic përcaktoi se konflikti me shqiptarët nuk ka mbaruar ende dhe e konsideron atë “të ngrirë” (!)

Deklarimi i Presidentit serb për “konfliktin e ngrirë” është shmangie e deklaratës së firmosur në Shtëpinë ë Bardhë dhe procesit të integrimit europian.

Mendje të ftohta logjistike në Serbi e kuptojnë gatishmërinë e shqiptarëve në disa shtete në se dikush i shkon pas idesë se skenarit të konfliktit. Atij do ti dihet fillimi por jo fundi!

Desk
By Desk November 12, 2020 20:30