Makraduli: Të formohet grup rajonal për ndotjen tejkufitare

Desk
By Desk 12 Dhjetor, 2019 19:24

Makraduli: Të formohet grup rajonal për ndotjen tejkufitare

Maqedonia e Veriut angazhohet për formimin e grupit rajonal të punës në Ballkanit Perëndimor për ballafaqimin me ndotjen e ajrit. Kështu deklaroi zëvendësministri i ambientit, Jani Makraduli, në panelin e përfaqësuesve të lartë në Gjenevë, në kuadër të shënimit të 40 vjetorit të Konventës mbi Ndotjen tejkufitare të Ajrit ku prezantoi projektin dyvjeçar që ka përgatitur vendi ynë për cilësinë e ajrit nga programi IPA 2, i cili do të fillojë në tremujorin e fundit të vitit 2020-s.

“Tashmë janë planifikuar aktivitetet e mëposhtme: Përllogaritje të projeksioneve të emetimeve kombëtare të substancave të ndotësve thelbësorë, përgatitja e Programit kombëtar për kontrollin e ndotjes së ajrit për periudhën 2020-2030, si dhe përgatitja e një plani zbatimi për direktivën NEC, e cila ka të bëjë me definimin e kufijve kombëtarë të emetimeve dhe në të cilën merren parasysh amendamentet e Protokollit të Goteborgut.”, – tha zëvendësministri Makraduli.

Sipas raportit të fundit të Bankës Botërore, 30% e ndotjes i përket ndotjes ndërkufitare. Në përputhje me dekretin e ri për ndryshimin dhe plotësimin e dekretit të vlerave kufitare për nivelet dhe llojet e substancave ndotëse në ajrin e ambientit dhe pragjet e alarmimit, që nga 14 dhjetori 2019, pragu i alarmit të PM10 është zvogëluar nga 188 mg/m3 në 175 mg/m3 koncentrim mesatar ditor gjatë 2 ditëve radhazi, thonë nga Ministria e Ekologjisë. (TVM2)

Desk
By Desk 12 Dhjetor, 2019 19:24