Skip to content
FLAKA

FLAKA

Primary Menu
  • MKD
  • ENG
  • LAJME
    • Maqedoni
    • Shqiperi
    • Kosovë
    • Bota
    • Sport
  • FORUMI
    • Opinione
  • REVISTA
    • Yjet
    • Kulturë
    • TEKNOLOGJI
    • Kuriozitete
  • FMG
    • FLAKA PLUS
    • GUSTO
    • FEM3
    • F SPORT
    • FLAKA NEWS
    • ФЛАКА МКД
    • GOSTIVARI SOT
    • BOTIME FLAKA
    • FONDACIONI FLAKA
  • Home
  • FOKUS
  • Maksuti: Regjistrimi mund të shtyhet me një amendament

Maksuti: Regjistrimi mund të shtyhet me një amendament

Redaksia

Ligji për Regjistrimin e Popullsisë mund të ndryshohet me një ndërhyrje me amendament të veçantë, pasi bëhet fjalë vetëm për shtyrje të afatit të regjistrimit, thotë profesori universitar, Mersim Maksuti. Ai për TVM2 thotë se ndryshimet në ligj që do të shtyjë regjistrimin nga prilli në shtator nëse dërgohen me flamur evropian dhe me procedurë të shkurtuar, e pamundëson bllokimin me amendamente.

“Vetëm me ligj mund të shtyhet afati. Me ndërhyrje me një amendament të veçantë në Ligjin e regjistrimit të popullsisë mundet Kuvendi ta shtyjë afatin e regjistrimit. Por, duhet të përmendim se shtyrja do të vlejë vetëm për banorët rezident që gjenden në RMV, ndërsa për qytetarët tanë që janë jashtë e drejta e regjistrimit të tyre vazhdon.”,- tha profesori universitar, Mersim Maksuti.

Marrëveshja Zaev-Mickovski, jolegjitime

Maksuti, marrëveshjen për shtyrjen e regjistrimit të popullsisë mes dy liderëve maqedonas, Zaev dhe Mickoski, e vlerëson si jolegjitime, dhe u sugjeron partive shqiptare në pushtet dhe opozitë të ngrenë zërin më fuqishëm në artikulimin e kërkesave kur bëhet fjalë për të drejtat e shqiptarëve.

“Pikërisht marrëveshja midis kryetarëve të LSDM-së dhe VMRO-së nuk është legjitime, sepse nuk dha mbështetjen e të dy partive shqiptare në Kuvendin e RMV-së dhe kjo nuk mund të pranohet si legjitime. E mira do të ishte meqë ligji duhet të ndryshohet dhe ky ligj ka të bëjë edhe me çështjen që prek edhe badenterin se diskutohet me ligj që tangon edhe komunitetet tjera në radhë të parë komunitetin shqiptarë si komuniteti i dytë më i madh në vend, prandaj pa përfaqësuesit e tyre legjitim në Kuvend kjo marrëveshje duket e cenuar.”,- theksoi profesori universitar, Mersim Maksuti.

Situatën e krijuar lidhur me regjistrimin e popullsisë, Maksuti e sheh si lojë politike nga ana e aktorëve politikë./Tvm2

Continue Reading

Previous: Ndryshimet në Kodin Zgjedhor, Mariçiq: Pritet të miratohen në muajin maj
Next: Lista zgjedhore, KShZ: Qytetarët të kontrollojnë të dhënat

Të ngjashme

2021_04_23_Kryekuvendari-Konjufca-priti-në-takim-ministrin-e-Jashtëm-të-Maqedonisë-së-Veriut-Bujar-Osmani Osmani konfirmoi mbështetjen e Maqedonisë Veriore për integrimin euro-atlantik të Kosovës

Osmani konfirmoi mbështetjen e Maqedonisë Veriore për integrimin euro-atlantik të Kosovës

Redaksia
arjanit-hoxha-750x430 Hoxha: Opozita të japë llogari për keqmenaxhimin, zero tolerancë për krimin dhe korrupsionin

Hoxha: Opozita të japë llogari për keqmenaxhimin, zero tolerancë për krimin dhe korrupsionin

Redaksia
denari-pari Pushteti do të përdorë “sharrën”! Paratë për pakon e 5 dhe 6 do të sigurohen me shkurtim të shpenzimeve

Pushteti do të përdorë “sharrën”! Paratë për pakon e 5 dhe 6 do të sigurohen me shkurtim të shpenzimeve

Redaksia

TË FUNDIT

MKD-testime-covid-19-780x470 Nga 2.841 testime të realizuara, 489 persona rezultojnë pozitivë

Nga 2.841 testime të realizuara, 489 persona rezultojnë pozitivë

2021_04_23_Kryekuvendari-Konjufca-priti-në-takim-ministrin-e-Jashtëm-të-Maqedonisë-së-Veriut-Bujar-Osmani Osmani konfirmoi mbështetjen e Maqedonisë Veriore për integrimin euro-atlantik të Kosovës

Osmani konfirmoi mbështetjen e Maqedonisë Veriore për integrimin euro-atlantik të Kosovës

Screenshot_20210422-230634_Instagram Edi Rama: Nëse në 25 prill nuk marr një fitore të qartë, largohem nga Partia Socialiste

Edi Rama: Nëse në 25 prill nuk marr një fitore të qartë, largohem nga Partia Socialiste

40d4db81-0993-4c7d-bc67-f709a019fc10 “Asnjë tolerim kush prek votën”/ Basha: Mbështes fort deklaratat e ambasadores Kim

“Asnjë tolerim kush prek votën”/ Basha: Mbështes fort deklaratat e ambasadores Kim

Agnelli-dhe-Perez-780x470 UEFA përjashton Realin dhe Juventusin nga Liga e Kampionëve?!

UEFA përjashton Realin dhe Juventusin nga Liga e Kampionëve?!


Agjencia e lajmeve FLAKA u themelua me 7 Mars të vitit 2016. 

Ne punojmë sipas udhëzimeve për raportim etik të mediave online.

Flaka Media Group – FGM  menaxhon me Flaka, Lobi dhe Gostivari Sot

KONTAKT

info@flaka.com.mk

marketing@flaka.com.mk

+389 72 30 30 36 | +389 70 70 90 80

PËRGJEGJËS TEKNIK:

Artin MURATI

 

REDAKSIA

Linda LIMANI

Driton ZENKU

Abedin BILALLI

 Xhana MIFTARI

Xheneta MUSLIU

  • PËR NE
  • KONTAKTI
  • PUBLICITET
Copyright 2016 - 2021 © Të gjitha të drejtat e rezervuara | by FLAKA.