Mali i Zi hap kufijtë për shtetet e rajonit

Redaksia
By Redaksia 14 Gusht, 2020 11:39

Mali i Zi hap kufijtë për shtetet e rajonit

Mali i Zi që nga dita e nesërme do të hap kufijtë për shtetasit e Maqedonisë së Veriut, Serbisë, Bosnje dhe Hercegovinës, Shqipërisë dhe Kosovës, njoftoi drejtori i Institutit për Shëndet Publik, Boban Mugosha.

“Për hyrje në Mal të Zi me siguri se do të duhet PCR test negativ ose test serologjik ELESA”, theksoi Mugosha gjatë paraqitjes së tij në televizionin “Vijesti”.

Sipas tij, vendimi për hapjen e kufijve është marrë pas kërkesave të përfaqësuesve të turizmit. Trupi koordinues kombëtar gjatë ditës së sotme pritet të përcaktojë  detaje rreth mënyrës për hyrje në Mal të Zi.

Redaksia
By Redaksia 14 Gusht, 2020 11:39