Mali i Zi, thyhen të gjitha rekordet, gara në shtrirje zgjat një muaj

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 18 Shtator, 2023 22:51

Mali i Zi, thyhen të gjitha rekordet, gara në shtrirje zgjat një muaj

Gara në shtrirje, e cila e bën Malin e Zi unik në Evropë me këtë event të pazakontë, po thyen të gjitha rekordet këtë vit, raporton Anadolu. Ndonëse gara pritej të zgjaste disa ditë, gjë që ishte praktikë edhe në vitet e kaluara, katër garuesit më këmbëngulës kanë qëndruar shtrirë për një muaj të plotë.

Sot filloi dita e 31-të e garës, e cila zhvillohet në etno-fshatin malazez Brezna, i cili ndodhet në mes të Nikshiqit dhe Pluzhinës.

Gara ka nisur zyrtarisht më 18 gusht dhe janë regjistruar gjithsej 21 garues. Rekordi deri në këtë vit në shtrirje ishte 117 orë.

Garuesit që luftojnë për çmimin e parë në vlerën 1.000 euro, sipas rregullave kanë tre vakte ditore si dhe të drejtën për të shkuar në tualet çdo 8 orë.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 18 Shtator, 2023 22:51
  • Ndiqeni faqen tonë në Facebook për lajmet më të fundit dhe për prodhimet tona më të reja multimediale.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Instagram me përmbajtje të veçantë dhe informuese – fotogaleri, video dhe infografika.
  • Abonohuni në kanalin tonë në Youtube për videove ekskluzive nga të katër anët e globit.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Twwiter për t’u informuar vazhdimisht për zhvillimet më të fundit në Maqedoninë e Veriut, në rajon dhe në botë.