Man City i afrohet kreut me fitoren e sotme, mposht Brightonin

Desk
By Desk 13 Janar, 2021 22:15

Man City i afrohet kreut me fitoren e sotme, mposht Brightonin

Manchester City ishte nikoçir i Brighton për javën e 18-të të Premierligës, ndeshje të cilën e fitoi 1-0.

Pas asistimit të Kevin de Bruyne, Phil Foden shënoi golin e parë dhe të vetmin të kësaj ndeshje, transmeton lajmi.net.

Në fund të ndeshjes, Raheem Sterling, nuk arriti që të shënojë nga pika e bardhë dhe u mbyll ndeshja.

Citizens ngriten në pozitën e 3-të në Premierligë, me 32 pikë, e madje kanë edhe 1 ndeshje më pak sesa Liverpool (32 pikë).

Ndeshja e ardhshme e tyre do të jetë kundër Crystal Palace, më 17 janar./Lajmi.net/

Desk
By Desk 13 Janar, 2021 22:15