Manastir, Imer Selmani konsull nderi i Republikës së Shqipërisë

Manastir, Imer Selmani konsull nderi i Republikës së Shqipërisë

Në Manastir u përurua konsullata e nderit e Shqipërisë dhe konsulli i saj i nderit, Imer Selmani.

Vendimi për hapjen e Konsullatës së Nderit në Manastir u miratuar më 8 janar të këtij viti.

Nga pavarësia e deri më sot në Manastir janë hapur 13 konsullata nderi në po kaq shtete nga Evropa. Për shqiptarët konsullata e nderit në qytetin e alfabetit ka një rëndësi shumë më të madhe.

“Qyteti i Manastirit ka një rëndësi të veçantë në formimin e alfabetit dhe me këtë edhe shqiptarët edhe maqedonasit që jetojnë këtu jemi krenarë me të kaluarën, ndërsa me këtë hap dhe me shumë punë dhe mund, do të punojmë që të krenohemi edhe me të ardhmen tonë”,- tha konsulli i nderit i Republikës së Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Imer Selmani.

“Më gëzon fakti se tani e tujte krijohet mundësi për thellim të bashkëpunimit mes dy shteteve, hapje të vendkalimeve kufitare e kështu më radhë. Tani që kemi të emëruar veç më konsullin e nderit do të lehtësohen proceset në këtë drejtim”,- u shpreh kryetarja e Manastirit, Natasha Petroska. (Tvm2)

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Nëntor 20, 2019 19:52

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA