Manastir, janë konfiskuar 14 paketime heroinë!

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 27 Shtator, 2022 11:38

Manastir,  janë konfiskuar 14 paketime heroinë!

Ministria për Punë të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme policia ka privuar nga liria 26 vjeçarin B.M. nga Manastiri.

Sipas njoftimit të policisë gjatë bastisjes në shtëpinë e personit të lartpërmendur të kryer me urdhër gjyqësor, janë gjetur dhe konfiskuar 14 paketime heroinë, më shumë lloje të tabletave, një peshore dixhitale dhe mbetje të tjera nga materie e panjohur dhe një shumë e të hollave.

B.M. është ndaluar në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të ngritët padi adekuate, njofton Alsat.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 27 Shtator, 2022 11:38
  • Ndiqeni faqen tonë në Facebook për lajmet më të fundit dhe për prodhimet tona më të reja multimediale.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Instagram me përmbajtje të veçantë dhe informuese – fotogaleri, video dhe infografika.
  • Abonohuni në kanalin tonë në Youtube për videove ekskluzive nga të katër anët e globit.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Twwiter për t’u informuar vazhdimisht për zhvillimet më të fundit në Maqedoninë e Veriut, në rajon dhe në botë.