Manastir, transformatori i ri, investim prej 2.4 mln euro

Në Stacionin e Transformatorit “Manastiri 2”, u vu në përdorim tranfromatori i ri, një investim prej 2.4 milion euro i AD MEPSO. Autoritetet thonë se po investohet në vazhdimësi në fushën e energjisë. Investimet e tilla kanë një rëndësi të madhe për të gjithë sistemin elektrik dhe kanë një ndikim të drejtpërdrejtë në stabilitetin në furnizimin me energji elektrike për familjet në këtë rajon, ndërmarrjet e vogla dhe objektet e mëdha industriale.
“Ky investim është i një rëndësie të madhe jo vetëm për Manastirin dhe rajonin e Pellagonisë, por edhe për ne si vend dhe për të gjithë sektorin e energjisë, në këtë mënyrë ne u dërgojmë një mesazh të qartë të gjithëve investitorët.”, tha Bllagoj Boçvarski, ministër i Transportit dhe Lidhjeve.
“Investimi arrin në 2.4 milion euro, fonde të veta të AD MEPSO. Ky transformator do të rrisë besueshmërinë e NS “Manastiri 2″ dhe do të përmirësojë kushtet e tensionit për familjet dhe sektorin e biznesit në rajon.”, tha Kushtrim Ramadani, drejtor i AD MEPSO.
“Ky nënstacion është thelbësor për të gjithë sistemin e energjisë. Ai është i lidhur këtu dhe ai i mëson energji elektrike REK Manastir. Linja e transmetimit të interkonjeksionit që lidh vendin me Greqinë fillon nga këtu, dhe pikërisht këtu, me zgjerimin e fushës së fundit në nënstacion, po përgatitet terreni për ndërtimin e interkoneksionit me Shqipërinë, përmes linjës së transmetimit Manastir-Elbasan.”, tha kryeministri Zoran Zaev.
Vendi, ka një rrjet me pesë pika për ndërlidhje me Bullgarinë, Greqinë dhe Serbinë dhe lidhja me Shqipërinë është hallka që mungon në nismën për të ndërtuar një korridor për transmetimin e energjisë elektrike në drejtimin lindje-perëndim .Sipas kryeministrit , linja e transmetimit të interkonjeksionit me Shqipërinë, do të kontribuojë në integrimin rajonal dhe është segmenti i fundit i realizimit të Korridorit 8 për transmetimin e energjisë elektrike midis Bullgarisë, Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë, Malit të Zi dhe Italisë./Tvm2