Mançevski: Nëse nuk i azhurnojnë të dhënat, nuk ka paga

Mançevski: Nëse nuk i azhurnojnë të dhënat, nuk ka paga

Damjan Mançevski, Ministri i Shoqërisë së Informacionit dhe Administratës, tha se institucionet që nuk do të azhurnojnë të dhëna në një sistem të kushtueshëm të mbajtjes së regjistrave, të cilat auditorët përcaktuan se nuk funksiononin, nuk do të marrin pagë, përcjell FLAKA.

“Nuk ka probleme në financa, në sistemet e TI kemi një problem, paratë shumë para janë paguar, mezi 80,000 të punësuar janë regjistruar kurse janë 130,000. Por ne kemi kontaktuar me Agjencinë e Punësimit dhe DAP. Nëse institucionet nuk azhurohen, ata nuk do të mund të marrin pagën. Nuk është një operacion i tmerrshëm, por një transferim i të dhënave. Duke e ditur që gjithçka shkon në kompjuter dhe automatikisht, ne do të duhet t’u bindemi ligjeve tona”, tha Mançevski në “24 Analiza” në TV 24.

Përndryshe, auditorët zbuluan se shteti harxhoi miliona euro për të blerë një sistem të mbajtjes së regjistrave për kuadrin e administratës publike dhe kështu të rrisë efikasitetin e tyre, por megjithëse vitet e fundit u shpenzuan shumë para për të, ai nuk funksiononte.

Në sistem nuk janë vendosur të dhëna nga 201 institucione, e që të njejtat institucione nuk kanë vendosur të dhëna për asnjë të punësuar. FLAKA

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Tetor 9, 2019 22:46

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR
Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA