Mançevski: Shumë vende kanë aktivizuar rrjetin 5G

Desk
By Desk April 17, 2020 22:27

Mançevski: Shumë vende kanë aktivizuar rrjetin 5G

Për momentin, në vendin tonë nuk ka të aktivizuar rrjet 5G, theksoi në paraqitjen e tij të sotme në emisionin “360 gradë” në Alsat, ministri i Administratës dhe Shoqërisë Inormatike.

Lidhur me dyshimet që janë shfaqur në publik lidhur me rrezatimin e kësaj teknologjie në mjedis, ministri thotë se në vendin tonë testi i vetëm i rrjetit 5G është bërë në dhjetor të vitit të kaluar. Testi është implementuar nga Telekomi, dhe është bërë për qëllime komericiale.

Mançevski gjithashtu komentoi vendet që tashmë kanë bllokuar këtë teknologji.

“Brukseli ka bllokuar zhvillimin e rrjetit në qytet, por pjesa tjetër e Belgjikës është e mbuluar me sinjal. Nuk bëhet fjalë për diçka që nuk egziston në botë. Në Shtetet e Bashkuara, ekzistojnë rrjete aktive 5-G, në Zvicër, ku gjithashtu ka pasur dyshime, ekzistojnë rrjete të tilla aktive brenda territorit”, tha Mançevski.

Desk
By Desk April 17, 2020 22:27