Manchester City mposhtë Olympiacos Piraeus

Desk
By Desk November 3, 2020 23:03

Manchester City mposhtë Olympiacos Piraeus

Manchester City ka fituar në shtëpi me rezultat bindës 3 – 0, ndaj Olympiacos Piraeus.

Vendasit kaluan në epërsi pas 12 minutave lojë pas një loje të bukur të zhvilluar nga dyshja De Bruyne – Torres, gol të cilin e realizoi spanjolli, shkruan lajmi.net.

Kurse, golin e dytë për “Qytetarët” shënoi braziliani Gabriel Jesus në minutën e 81-të që shënojë gol të bukur nga lartësia pas asistimit të belgut.

Fitoren e vendasve e vulosi Joao Cancelo në minutën e fundit të ndeshjes (90′).

Pas kësaj fitore, City është lider në tabelë me nëntë pikë, derisa Olympiacos qëndron në vendin e tretë me tri sosh./Lajmi.net/

Desk
By Desk November 3, 2020 23:03